Apartament me qera ne Tirane, i pozicionuar ne kompleksin e mrekullueshem "Green City" tek Unaza e Re.
Vendndodhja është 15 minuta nga Qendra e Unazës (Zogu i Zi) dhe 10 minuta nga universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë".
Apartamenti eshte totalisht i mobiluar dhe i pajisur, ndodhet ne katin e 3 te nje pallati me ashensor. Hapësira prej 110 m2 përbëhet nga një Sallon ndenje/ngrënie me një kuzhinë të kompletuar ,2 dhoma gjumi , 2 tualete (njëra nga dhomat e gjumit ka banjën e saj private).
Sistemet e ajrit të kondicionuar, TV LCD, 1 makinë larëse dhe një pjatalarëse janë në dispozicion. Uji dhe energjia elektrike funksionojnë 24 orë në ditë.
Zona e jashtme përbëhet nga kopshte me 2 pishina private, kënde lojërash, parkingje të hapura si dhe garazhe private, furra buke, supermarkete, kafene, farmaci etj.
Cmimi: 550 Euro/Muaj, vetëm për periudha të gjata.