Në shitje Apartament 3+1 tek Rezidenca “Rose Garden”, një nga komplekset më të reja të apartamenteve elegante dhe plot stil, i cili ka një kombinim perfekt me bukurinë natyrore përreth.
Pozicionohet vetëm 5 minuta larg TEG, i vendosur pranë një prej kryqëzimeve më të rëndësishme, pranë Unazës së Madhe.
Apartamenti ka sipërfaqe totale 143.8 m2, pozicionohet në katin 1 (banim) dhe ka orientim lindje.
Hyrja për në apartament realizohet nëpërmjet korridorit i cili bën shpërndarjen e ambienteve, në të djathtë të hyrjes ndodhet ambienti i ditës së bashku me ambientin e gatimit, nga ku aksesohet dalja në njërin prej ballkoneve. Gjithashtu organizohet nga dhoma e gjumit matrimoniale me tualet të veçuar, dy dhoma gjumi të fëmijëve, njëra prej të cilave ka ballkon, si dhe tualeti kryesor.
Rezidenca është e pozicionuar mes gjelbërimit, larg zhurmës së qytetit, gjë që ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë.
Avantazhet e të jetuarit në Rezidencën "Rose Garden":
- Ndërtim cilësor me fasadë të ventiluar të veshur me sistem kapote për izolim termik.
- Dritare termoizoluese me xham triplex që shtrihen në të gjithë gjatësinë e dyshemesë.
- Veshja e fasadës është me pllaka terrakote me përmasa 30x60 cm.
- Çarjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike përgjatë dyshemesë, duke maksimizuar ndriçimin dhe ajrosjen natyrale.
- Dendësia e objektit është 1.2 gjë që lë hapësirë për hapësira të bollshme të gjelbra.
- Ofron një park rekreativ të gjelbër, mur rrethues dhe pishinë.
- Komunitet i zgjedhur i banorëve, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi.
-Objekt i rrethuar, siguri maksimale me survejim te te gjithe hapsires 24/7.
Cmim:179.500 Euro
Ne faze suvatimi