Shitet Vile 2 kateshe në Pëllumbas,(Bërzhitë)
Sipërfaqe ndërtimi: 170 m2
Sipërfaqe truall: 500 m2 + 200 m2 rrugë individuale.
Vila rrethohet nga gjelbërimi, qetësia dhe ajri i pastër. Aksesohet nga një rrugë private me pergolatë të mbuluar me hardhi rrushi dhe të shtruar me kalldrëm. Oborri privat qe rrethon vilën ofron një hapësirë e posacme për parkimin e makinës, është i kuruar dhe i mbjellur me pemë ulliri dhe frutore të tjera.
Organizimi:
Kati përdhe’: verandë me sip.18 m2, sallë ndenjeje me oxhak, ambjent gatimi dhe ngrënieje, nje tualet me dritare.
Kati i parë: verandë me sip 25 m2, korridor me garderobë, 3 dhoma gjumi dhe një tualet me dritare.
Vila është ndërtimi i viteve të fundit dhe ofron materiale dhe finitura cilësore: dyer druri, parket druri, vetrata izoluese, sistem kaldaje qëndrore, gjenerator privat, oxhak funksional për ngrohje me dru, pus uji për nevojat e familjes etj.
Cmimi:185.000 Eur
Disponon certificatë pronësie.