Cmimi: Nga Tek

Shitet Hyrje 3+1,Resort 'Rose Garden':

Tirana - Tirana - TEG
179 500€
EuroEstate
Euro Estate
0694030502

Pershkrim

Print Friendly, PDF & Email

Në shitje Apartament 3+1 tek Rezidenca “Rose Garden”, një nga komplekset më të reja të apartamenteve elegante dhe plot stil, i cili ka një kombinim perfekt me bukurinë natyrore përreth. Pozicionohet vetëm 5 minuta larg TEG, i vendosur pranë një prej kryqëzimeve më të rëndësishme, pranë Unazës së Madhe. Apartamenti ka sipërfaqe totale 143.8 m2, pozicionohet në katin 1 (banim) dhe ka orientim lindje. Hyrja për në apartament realizohet nëpërmjet korridorit i cili bën shpërndarjen e ambienteve, në të djathtë të hyrjes ndodhet ambienti i ditës së bashku me ambientin e gatimit, nga ku aksesohet dalja në njërin prej ballkoneve. Gjithashtu organizohet nga dhoma e gjumit matrimoniale me tualet të veçuar, dy dhoma gjumi të fëmijëve, njëra prej të cilave ka ballkon, si dhe tualeti kryesor. Rezidenca është e pozicionuar mes gjelbërimit, larg zhurmës së qytetit, gjë që ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë. Avantazhet e të jetuarit në Rezidencën "Rose Garden": - Ndërtim cilësor me fasadë të ventiluar të veshur me sistem kapote për izolim termik. - Dritare termoizoluese me xham triplex që shtrihen në të gjithë gjatësinë e dyshemesë. - Veshja e fasadës është me pllaka terrakote me përmasa 30x60 cm. - Çarjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike përgjatë dyshemesë, duke maksimizuar ndriçimin dhe ajrosjen natyrale. - Dendësia e objektit është 1.2 gjë që lë hapësirë për hapësira të bollshme të gjelbra. - Ofron një park rekreativ të gjelbër, mur rrethues dhe pishinë. - Komunitet i zgjedhur i banorëve, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi. -Objekt i rrethuar, siguri maksimale me survejim te te gjithe hapsires 24/7. Cmim:179.500 Euro Ne faze suvatimi

Detaje

Updated on October 26, 2017 at 1:40 pm

  • IDProperty ID: 1455
  • Cmimi: 179 500€
  • Siperfaqe: 144.00 m²
  • Dhoma gjumi: 3
  • Tualetet: 2
  • Cmimi/m2:
  • Adrese: TEG
  • Qytet: Tirana
  • Zone: Array